Mesfushori gjerman, Mario Gotze ka marr një lëndim jo edhe aq të vogël pas lëndimit që pësoi nga goditja në gojë e mbrojtësit belg, Jan Vertonghen.
Tottenham Hotspur u takua në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj skuadrës gjermane, Borussia Dortmund, ku shënuan fitore në fund me rezultat 3-1.
Edhe pse gjithë ndeshja shkoi në rregull, lëndimi që në fund mori Gotze nga Vertoghen nuk duket është edhe aq i vogël sa duket.
Mbrojtësi belg e goditi me bërryl dhe dorë në fytyrë gjermanin, ku pas kësaj goditje u ndëshkua nga gjyqtari kryesor me kartonin e dytë të verdh apo respektivisht në kuqin.
Por, duke folur për gazetën gjermane Bild, menaxheri i Dortmudnit, Peter Bosz, zbuloi se dëmtimi i gojës së Gotze është më i keq sesa dukej në shikim të parë.
“Nuk duket mirë për të. Disa nga dhëmbët e tij nuk janë më në vendin e tyre të duhur”.
“Ai ka probleme me dhëmbët e tij dhe ende ka për të shkuar për kontrolle të detajuara tek mjeku, kjo nuk duket aq e mirë, sepse të gjithë dhëmbët nuk janë më në vendin e duhur”, deklaroi Bosz. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=JVWu33_k-Ts