Site icon Telegrafi

Lëndimi e lë Alonson jashtë garës së Bahrainit

Piloti spanjoll i McLarenit, Fernando Alonso, nuk do të mund të garojë në garën për Shpërblimin e Madh të Bahrainit në Formula 1, pasi është bërë e ditur se ai ka thyer brinjët dhe ka marrë lëndim të mushkërive në aksidentin që pati në garën hapëse të stinorit të Formula 1 në Australi më 20 mars.

Mungesa e spanjollit do të hapë rrugën për pilotin rezervë të McLarenit, belgun Stoffel Vandoorne, që të debutojë në F1, raporton Reuters.

Spanjolli u ka thënë gazetarëve në shtegun Sakhir se ka bërë çdo gjë që ka mundur për të qenë në gjendje për të garuar të dielën, por ka respektuar vendimin e mjekëve që të heqë dorë nga kjo garë, përcjell Koha Ditore.

Ai ka thënë se iu është nënshtruar skenimeve në Spanjë javën e kaluar, ku është zbuluar një lëndim i vogël në mushkëri si dhe frakturë në brinjë.

“Për shkak të kësaj është rrezik që dëmtimet të përkeqësohen duke marrë parasysh shpejtësinë e madhe që ka në gara”, ka shpjeguar Alonso.

Exit mobile version