Site icon Telegrafi

Lëndimi i Abrashit nuk është serioz

Ekzaminimi i kokës së Amir Abrashit ka konfirmuar gjendjen e mirë shëndetësore të mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Futbollisti u lëndua në stërvitje, pasi u përplas në shtyllën e njërës portë me kokë, ndërsa stafi mjekësor i Freiburgut mori masa, duke e lënë në pushim dhe lojtari iu nënshtrua kontrolleve të specializuara për të kuptuar nëse ai episod i kishte shkaktuar ndonjë traumë të mundshme.

Pas pothuajse dy javësh nën vëzhgimin e mjekëve, 26-vjeçari mori edhe lajmin e mirë. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, të transmetuar më pas edhe në mediat më të rëndësishme gjermane, klubi i Freiburgut njoftoi se “skaneri nuk evidentoi asnjë dëmtim në kokën e mesfushorit”, transmeton SuperSport.

Lexo po ashtu Tjetër lëndim për Abrashin

Zyrtarët e skuadrës së Bundesligas bënë gjithashtu të ditur se “së shpejti mesfushori shqiptar do të kthehet në stërvitje, megjithatë ende nuk është përcaktuar një datë e saktë”.

Abrashi ishte shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te Freiburgu, që pas tetë javëve të para pozicionohet në vendin e tetë në Bundesligan gjermane.

Diagnoza se Abrashi gëzon shëndet të plotë është një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare, me mesfushorin që pritet të vihet në dispozicion për sfidën e 12 nëntorit kundër Izraelit në stadiumin ‘Loro Boriçi’.

Exit mobile version