Marshi i PSG drejt titullit të Ligue 1 vazhdon me shpejtësi dhe parisianët mund të marrin zyrtarisht titullin në fundjavën e ardhshme, nëse skuadra e Thomas Tuchel mundi Strasburgun në shtëpi dhe Lille dështon t’i marr tri pikë ndaj Stade Reims.
Sidoqoftë, do të duhej dështim i madh nëse PSG nuk e merr titullin, kur dihet se çfarë skuadre ka.
Nëse PSG është në formë të lart dhe po i merr fitoret një nga një, kjo është për shkak të Kylian Mbappe, që e ka udhëhequr ekipin në mungesë të Neymar dhe Edinson Cavanit.
Mbappe ka shënuar nëntë herë në ndeshjet e fundit të Ligue 1 dhe me golat e tij skuadra e ka ruajtur distancën prej minus 20 pikë nga ndjekësit.
Neymar nuk ka luajtur që nga fitorja 9-0 ndaj Guingamp më 19 janar, ndërsa Cavani edhe më shumë gjë që Mbappe e ka shfrytëzuar.
Në Ligue 1 ai ka shënuar 27 gola në 24 ndeshje. Mbappe është i vetmi lojtar në Evropë që ka pak shans që ta sfidojë Leo Messin për Këpucën e Artë, i cili ka 31 gola në La Liga.
Në të gjitha garat këtë sezon, Mbappe ka shënuar 32 herë dhe ka siguruar 15 asistime në 36 ndeshje.
Uruguai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në klubi dhe braziliani lojtari më i shtrenjtë në botë, por fansat e PSG-së e kanë Mbappen në sy. /Telegrafi/