Telegrafi

Lëndim i tmerrshëm në Ligën e Evropës, mbrojtësi i Evertonit mbetet pa ndjenja në fushë dhe largohet i palëvizur (Foto/Video)

Lyon ka fituar ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Evropë ndaj Evertonit me rezultat 3-0.

Por në përfundim të pjesës së parë të gjithë të pranishmit në stadium mbetën të shtangur pas lëndimit të mbrojtësit mysafir Cuco Martina.

Mbrojtësi afrikan gjatë një dueli me sulmuesin e Lyonit, Maxwel Cornet mbeti i shtrirë në tokë.

Ai nuk lëvizte fare dhe mjekët e skuadrës e kontrolluan për shtatë minuta në fushë para se ta largonin nga stadiumi me ndihmë të shpejtë.

Panika në stadiumin e Lyonit pas lëndimit të tmerrshëm të Cuco Martinas (Foto/ Getty Images) 

Cornet i Lyonit fillimisht e kontrolloi mbrojtësin Martina nëse ishte duke marrë frymë pasi ai nuk lëvizte fare nga lëndimi i pësuar në qafë.

Gjithsesi gjendja e tij ditën e sotme është më e mirë dhe lojtari do të udhëtojë drejt Anglisë së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Largimi i tij nga fusha u përcollë me duartrokitje nga tifozët të cilët luteshin për të (Foto/ Getty Images)

Ai pritet të shtrohet në spitalin e Liverpoolit, për të vazhduar shërimin nga lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Lyon.

28-vjeçari iu bashkua Evertonit gjatë këtij afati kalimtar të verës nga skuadra tjetër angleze Southampton. /Telegrafi/