Lyon ka fituar ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Evropë ndaj Evertonit me rezultat 3-0.
Por në përfundim të pjesës së parë të gjithë të pranishmit në stadium mbetën të shtangur pas lëndimit të mbrojtësit mysafir Cuco Martina.
Mbrojtësi afrikan gjatë një dueli me sulmuesin e Lyonit, Maxwel Cornet mbeti i shtrirë në tokë.
Ai nuk lëvizte fare dhe mjekët e skuadrës e kontrolluan për shtatë minuta në fushë para se ta largonin nga stadiumi me ndihmë të shpejtë.
Cornet i Lyonit fillimisht e kontrolloi mbrojtësin Martina nëse ishte duke marrë frymë pasi ai nuk lëvizte fare nga lëndimi i pësuar në qafë.
Gjithsesi gjendja e tij ditën e sotme është më e mirë dhe lojtari do të udhëtojë drejt Anglisë së bashku me pjesën tjetër të ekipit.
Ai pritet të shtrohet në spitalin e Liverpoolit, për të vazhduar shërimin nga lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Lyon.
28-vjeçari iu bashkua Evertonit gjatë këtij afati kalimtar të verës nga skuadra tjetër angleze Southampton. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cePcpvv51w0