Site icon Telegrafi

Lëndim i rëndë për yllin e Napolit, katër muaj jashtë fushave

NAPLES, ITALY - SEPTEMBER 17: Arkadiusz Milik of Napoli celebrates after scoring goal 3-1 during the Serie A match between SSC Napoli and Bologna FC at Stadio San Paolo on September 17, 2016 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Skuadra italiane, Napoli, ka marrë një lajm të hidhur nga ndeshjet e me kombëtaret.

Ka qenë sulmuesi i saj kryesor, Arkadiusz Milik, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë me përfaqësuesen e Polonisë.

Milik e nisi ndeshjen nga minuta e parë mes Polonisë dhe Danimarkës, ndërsa u detyrua të largohet në minutën e 46-të të ndeshjes pas një lëndimi të rëndë në gju.

Raportet nga mjekët konstatuan se ai e kishte dëmtuar ligamentin e gjurit të majtë dhe kjo do ta lë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Fillimisht u mendua se Milik do të mbetet jashtë fushave për rreth gjashtë muaj, por raportet kanë konstatuar se polaku do të kthehet në muajin shkurt.

Lëndimi i polakut është një humbje e madhe për Napolin, skuadër e cila ndeshjet në Serie A i fitonte falë golave nga Milik i cili ishte duke kaluar nëpër një formë fantastike. /Telegrafi/

Exit mobile version