Nuk marrin fund lëndimet për yllin holandez të Bayernit, Arjen Robben.
Mesfushori anësorë ka pësuar lëndim dhe ka humbur fillimin e kampionatit me skuadrën e tij.
Bayern filloi me miqësore ndaj një skuadre amatore Lippsadt ku shënoi fitore 4:3 por humbi holandezin.
Në minutën e 35-të të ndeshjes Robben u detyrua të largohet nga loja për shkak të lëndimimt të pësuar.
Pas testeve mjekësore bëhet e ditur se holandezi do të jetë jashtë fushave për rreth gjashtë javë. /Telegrafi/