Site icon Telegrafi

LEKCION NR. 1

Halil Matoshi (foto: Hazir Reka)

Poezi nga: Halil Matoshi

Me e thânë fjalën e duhun
në vend të gabuem të varin
në vend të duhun të shpërfillin

Ti zgjidh …

Kurrë askush bravo t’koftë
s’ka me t’thânë
edhe nëse megjithatë sillet
Galilei nxori gishtin e mesëm mbi flakët
dhe bante nji rreth n’ajër
me dëshmu
diçka çkadokoftë e kanun …

Edhe ti tregojau të mesmin!

(Matoshi, Halil. The Lil’s Poem. Prishtinë : Littera, 2023. fq. 31)

Exit mobile version