Kandidati për deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se vendlindja e tij, Gjakova i ka thënë po platformës së Ramush Haradinajt.
“Dje, sot e në çdo kohë, vendlindja ime në përkrahje të AAK-së edhe sot fuqishëm i thanë po platformës së kryeministrit në ardhje, z.Ramush Haradinaj. Është kënaqësi kur fitorja e madhe, e 11 qershorit, fillon nga pragu i shtëpisë. Faleminderit bashkëvendas!”, ka shkruar ai në Facebook.