Site icon Telegrafi

Leiva: Lazio dëshiron kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Lucas Leiva (Getty Images)

Lucas Leiva nuk shqetësohet nëse Lazio përfundon në katër vendet e para në Serie A ose fiton Ligën e Evropës, për sa kohë që ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lazio janë aktualisht të pestit në Serie A pas një fitore të thellë 6-2 ndaj Beneventos në pasditen e së shtunës.

Klubi italian do të përballen me RB Salzburg në çerekfinale të Ligës së Evropës dhe përveç Serie A edhe kjo garë mund t’i kualifikon në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Francezi nuk e llogariti si favorit Lazion për trofeun e Ligës së Evropës, Tare: Do të dëshmojmë se gaboi Wenger

Mesfushori brazilian i Lazios, Leiva ka thënë se nuk prish punë se cila garë do të kualifikonte në Ligën e Kampionëve, pasi me rëndësi është të jenë aty.

Leiva është shndërruar lider i mesfushës te Lazio (Getty Images)

“Të gjitha skuadrat në garë janë të forta. Duhet vetëm të fitojmë tetë ndeshjet e mbetura dhe pastaj të shohim se ku jemi në tabelë”, ka thënë fillimisht Leiva për gazetën Il Messaggero.

“Serie A mund të na çojë në Ligën e Kampionëve ose të fitojmë Ligën e Evropës”.

Lexo po ashtu Tare thotë se Lazio e kërkon finalen e Ligës së Evropës

“Kështu që është e njëjta gjë për sa kohë që ne kualifikohemi për sezonin e ardhshëm”.

“Tifozët janë të pasionuar dhe mbështetës të fortë, kështu që ne do të vazhdojmë me tifozët tonë pas nesh”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version