Leicester City ka fituar ndaj Evertonit me rezultat 3-1.
‘Dhelprat’ kanë vazhduar me fitore dhe kjo ishte e merituar pasi thyen mysafirët në çdo aspekt gjatë gjithë ndeshjes.
Goli i parë erdhi nga Jamie Vardy në minutën e pestë, ndërsa Andy King shënoi golin e qetësisë së pjesës së parë në minutën e 33-të dhe me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushim.
Vardy shënoi edhe një herë, por këtë herë nga pika e bardhë në minutën e 65-të, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Kevin Mirallas.
Vlen të theksohet se Vardy dështoi nga pika e bardhë në minutën e 72-të.
Leicesteri ka siguruar titullin në javën e kaluar dhe kjo ishte vetëm një ndeshje për statistika. /Telegrafi/
1-0: Jamie Vardy shënon në ndeshjen e tij të parë pas dënimit dhe atë me topin e parë të prekur.
Duket se festa e Leicester City Football Club do të përfundon me fitore 🙂
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 7 May 2016
Leicester City Football Club 2-0 Everton Football Club: Andy King
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 7 May 2016
3-0: Edhe një herë Jamie Vardy, por këtë herë nga pika e bardhë.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 7 May 2016