Bournemouthi e ka mposhtur 4-1 Leicesteri në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.
Ishin ‘Dhelprat’ ata që kaluan në epërsi në minutën e 23-të me anë të Jamie Vardyt.
Por, mysafirët disi filluan të bijnë në tempo dhe kjo u kushtoi shumë në pjesën e dytë.
Në 45 minutat e dytë, Bournemouthi ishte disi më e organizuar dhe arriti të shënonte plotë katër gola.
Ishte minuta e 65-të kur vendiasti fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi, Junior Stanislas.
Dy minuta më vonë, Dominic Solanke (67’), e përmbysi rezultatin, duke filluar nga aty shpërtallimin e Leicesterit.
Në minutën e 83-të, Jonny Evans ishte tejet i pafat, pasi shënoi auto-gol, duke thelluar epërsinë 3-1 të Bournemouthit.
Solanke (87’), arriti të shënonte edhe golin e tij të dytë dhe të katërtin për skuadrën e tij, për të vulosur kështu fitoren e skuadrës së tij.
Pas javës së 35-të, Leicesteri gjendet në pozitën e katërt me 59 pikë dhe në rast të fitores së Manchester United ndaj Southamptonit, ata do të kalojnë në pozitën e pestë, gjersa Chelsea vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë me 60 sosh. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qVE_Gsat5tg&ab_channel=goat
https://www.youtube.com/watch?v=25uoI6j8tfw&ab_channel=JREtekkz