Telegrafi

Leicesteri këshillon Islandën si të vazhdojë me befasi

Si qyteti i Leicesterit ashtu edhe ishulli i Islandës kanë nga 330 mijë banorë. Pos kësaj, si skuadra e Leicesterit ashtu edhe Përfaqësuesja e Islandës së fundi kanë shokuar botën e futbollit.

Përderisa Leicesteri ka fituar titullin e kampionit në Premier League, Islanda në pjesëmarrjen e parë në “Euro 2016” ka arritur të kualifikohet në çerekfinale, transmeton Koha Ditore.

Në këtë fazë, islandezët do ta kenë përballë Përfaqësuesen e Francës. Islanda në 1/8 e finales eliminoi Anglinë, rezultat i cili bëri që shtabi teknik islandez të krahasojë këtë ekip me Leicesterin.

Por, një anëtar i stafit të Leicesterit ka një këshillë të vogël për Përfaqësuesen e Islandës në prag të ndeshjes çerekfinale me Francën që e luan të dielën (3 qershor): “Na harroni neve”.

Duket se këshilla është mjaft e mirë, pasi duke larguar nga koka Leicesterin, Islanda mund të fokusohet në ndeshje më mirë e pa ngarkesë psikologjike. /Telegrafi/