Leicester City e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-2 Manchester Cityn.
Pas humbjes nga Chelsea në javën e kaluar me rezultat 3-1, Manchester City është mposhtur thellë 4-2 edhe nga Leicester City.
Kamponi në fuçi i Anglisë tregoi në fillim të ndeshjes se ka hyrë për fitore, pasi i shënoi dy gola në pesë minutat e parë të takimit duke kaluar në epërsi të dyfishtë.
Së pari ishte Jamie Vardy, i cili shënoi në minutën e tretë, pas asistimit të Islam Slimanit, ndërsa në minutën e pestë ishte Andy King, i cili poashtu me asistimin e algjerianit shënoi një supergol nga distanca për 2-0.
‘Dhelprat’ gjetën edhe një gol në pjesën e parë me Vardyn, i cili kaloi portierin Claudio Bravo në minutën e 20-të dhe shënoi për 3-0 pas asistimit të Riyad Mahrez dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në epërsi.
Në pjesën e dytë, pritej që skuadra e Guardiolas ta ngushtoi epërsinë pasi orvatej me sulmet e njëpasnjëshme, por pa pasur sukses, pasi ishin përsëri vendasit që gjetën golin e katërt.
Ishte përsëri sulmuesi anglez, i cili kaloi përsëri portierin Bravo për 4-0 duke kompletuar kështu het-trikun në minutën e 78-të.
Në vazhdim të ndeshjes, City arritën të gjejnë dy herë rrugën e golin për të ngushtuar kështu epërsinë e vendasve.
Së pari ishte mbrojtësi Aleksandër Kolarov, i cili shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 90-të ishte spanjolli Nolito që vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 4-2.
Pas kësaj humbje, City e sheh vetën në pozitën e katërt me 30 pikë apo katër më pak se Arsenali e Chelsea në dy pozitat e para dhe javën tjetër e pret në shtëpi Watfordin, ndërsa Leicester ngjitet në pozitën e 14-të me 16 pikë dhe udhëton te Bournemouthi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=NTS4pEsREL4
https://www.youtube.com/watch?v=BMknp0KN3MM
https://www.youtube.com/watch?v=B-cBH_Cy8Qs
https://www.youtube.com/watch?v=4Le3Gr2AHsA
https://www.youtube.com/watch?v=c0ZtzGpO_Ho