Telegrafi

“Leicesteri duhet të mundohet shumë për fitore në Old Trafford”

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, ka insistuar se ai dhe shokët e tij janë të vendosur që ta ndalin Leicester Cityn që të mos fitojë titullin e Premeir Ligës në Old Trafford.

Djelmoshat e Claudio Ranierit do të bëhet kampionë të Anglisë nëse sigurojnë fitore kundër Unitedit, që në pjesën e parë të sezonit barazuan 1 me 1 me “Dhelprat”.

Leicesterit në rast të humbjes i duhen tre pikë nga dy ndeshjet e radhës për ta dërguar në shtëpi trofeun e ligës.

“Së pari ne duhet të mendojmë për Manchester Unitedin sepse jemi ende në garë dhe duhet të jemi në top-katërshe – është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë Herrera për Sky Sports.

“E dimë se do të luajmë kundër Leicesterit, një ekip i mirë që ka luajtur shumë mirë, por nuk duam që ata ta fitojnë titullin në Old Trafford – unë mendoj se e meritojnë ta fitojnë titullin, por shpresoj që ta bëjnë në shtëpinë e tyre”.