Leicester City është nikoqir i Atletico Madridit në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle fitoi me rezultat 1-0 në përballjen e parë në Vicente Calderon dhe Diego Simeone do të përpiqet që ta mbrojë epërsinë që e ka dhe ta forcojë atë.
Nga ana tjetër, Craig Shakespeare dhe ekipi i tij do të përpiqen që ta përmbysin disavantazhin nga takimi i parë.
Formacioni bazë i Leicester Cityt: Schmeichel; Simpson, Morgan, Benalouane, Fuchs; Albrighton, Ndidi, Drinkwater, Mahrez; Vardy, Okazaki.
Formacioni bazë i Atletico Madridit: Oblak; Juanfran, Godin, Savic, Luis; Gimenez, Gabi, Koke, Saul; Carrasco; Griezmann.
/Telegrafi/