Telegrafi

Leicester – Man.City: Formacionet zyrtare

Manchester City do të mundohet të vazhdojnë serinë e fitoreve në Ligën Premier.

Citizens do të jenë mysafirë të ish-kampionit, Leicester Cityt, i cili zë pozitën e 12 në renditjen tabelore.

Në pesë ndeshjet e fundit bilanci është i barabartë, ku te dyja skuadrat kanë nga dy fitore dhe një barazim.

Trajnerët e te dyja skuadrave tashmë kanë publikuar formacionet e ekipeve shartuese.

Adrien Silva dhe Robert Huth nuk do të luajnë te vendasit, ndërsa mysafirët nuk do ta kenë ndihmën e Benjamin Mendyt.

Leicester: Schmeichel, Simpson, Morgan (c), Maguire, Fuchs, Ndidi, Iborra, Gray, Albrighton, Mahrez, Vardy.

Man.City: Ederson, Kyle Walker, Kompany (C), Stones, Delph, Fernandinho, Silva, Sterling, De Bruyne, Sané, Jesus