Telegrafi

Leicester kampion, 22 të çmendur i rezistuan tundimit të bastexhinjve

Në fillim të kampionatit ishin 47 të çmendur që kishin vënë bast për Leicester, por rrugës, 25 prej tyre iu dorëzuan tundimit të bastexhinjve dhe frikës se në fund mund të mos merrnin asgjë.

Ata pranuan ofertat e bastexhinjve, por 22 vetë rezistuan deri në fund dhe sot do të fitojnë miliona, pasi vendosën bast se Leicester do të fitojë Ligën Premier. Shumat e vëna prej tyre ishin të vogla, por koeficenti i lartë 5000/1 që kishte skuadra e Leicester i ka bërë ata pasanikë.

Bastexhinjtë nisën të paguajnë që në mars ata persona që kishin vënë bast për Leicester kampion, kur panë se “dhelprat” nisën të shkëputeshin. Disa prej tyre pranuan shifra qesharake në krahasim me bastin përfundimtar, për kishin frikë se mos mbeteshin “duarbosh”.

Por 22 vetë shkuan deri në fund dhe bastexhinjtë do të paguajnë për ta 3.8 milionë euro. Dhe për të evituar që kompanitë e basteve të paguajnë shuma të tilla sezonin tjetër e kanë kuotuar që tani Leicester 25/1 fitues të Ligës Premier .