Leicester City ka pësuar humbje 5-0 kundër skuadrës portugeze Porto.
Kjo është edhe humbja më e thellë e ndonjë klubi anglez në histori të Ligës së Kampionëve.
E trajneri i skuadrës Claudio Ranieri ka marrë përgjegjësinë e humbjes katastrofave ndërsa ka paralajmëruar se disa futbollistë më nuk do të paraqiten në ekip, transmeton Telegrafi.
“Rezultati është faji im sepse unë vendosa të ndryshoj skuadrën. Nuk pendohem, por disa lojtarë humbën shansin e tyre”, tha Ranieri.
Ndryshe, Leicester përfundoi i pari me 13 pikë, përkatësisht dy më shumë se Porto. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rUUpUVlvHHo