Leicester nuk ka ndërmend të privohet nga trajneri Claudio Ranieri.
Drejtuesit e skuadrës të saposhpallur kampione të Anglisë për herë të parë në histori bënë të ditur se synimi i tyre është që të mbajnë në pankinë trajnerin roman edhe për shumë vite të tjerë.
Në një intervistë për median britanike, zv.presidenti i klubit Srivandanapra bëri të ditur se shumë shpejt Ranierit do t’i ofrohet një kontratë e re disa vjeçare.
Në të njëjtën kohë ai deklaroi se me teknikun italian ai do të diskutojë edhe për projektin e ri të skuadrës që padyshim do të jetë afatgjatë.
Në të njëjtën kohë, zv/ptresidenti i Leicester foli edhe në lidhje me të ardhmen e futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, Vardy, Mahrez dhe Kante’, që janë vënë në shënjestrën e klubeve evropiane.
Srivandanapra theksoi se klubi do të bëjë të pamundurën që të mbajë futbollistët më të rëndësishëm të saj dhe të sjellë disa lojtarë të tjerë shumë cilësorë.