Lideri i Ligës Premier, Leicester City ka zbuluar se të ardhurat e tyre janë rritur dukshëm më të mëdha pas rikthimit në elitën e futbollit anglez.
Përveç shkëlqimit në fushën e blertë, ”Dhelprat” janë të mrekullueshëm edhe në aspektin ekonomik.
Të ardhurat e tyre janë rritur në 104 milionë funte, pra një rritje prej 31.2 milionë funte prej majit të vitit 2014, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se kampioni i Ligës Premier arkëton mbi 100 milionë euro.
Aktualisht, skuadra që drejton italiani Claudio Ranieri zë pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 57 pikë, përkatësisht ka tre pikë më shumë se Totenham Hotspurs i vendit të dytë. /Telegrafi/