Site icon Telegrafi

Leicester City thyen një rekord të ‘zi’ në Ligën Premier

Leicester City e ka shkruar përsëri emrin e tyre në historinë e kampionatit anglez, Ligën Premier.

Humbja 2-0 në ndeshjen e së dielës ndaj Swansea Cityt, ka bërë që Liecester City të shkruaj përsëri emrin e saj në historinë e kampionatit anglez.

Lexo po ashtu Skuadrat që kanë fituar më shumë pikë në histori të Ligës Premier, prijnë ‘Djajtë e Kuq’ (Foto)

Megjithatë, kësaj radhe jo për të mirë, ashtu si e bëri në sezonin e fundit, ku i befasoi të gjithë duke u shpallur kampion i Ligës Premier, por për një statistikë që askush nuk do t’ia dëshironte, përcjell Telegrafi.

‘Dhelprat’ janë kampioni i vetëm aktual në histori të Ligës Premier, që ka arritur të bëj pesë humbje radhazi, pasi më parë nuk e ka bërë asnjë kampion tjetër.

Lexo po ashtu Ranieri: Jemi Leicesteri, duhet të luftojmë deri në fund

Skuadra e italianit Claudio Ranieri ka humbur nga Chelsea, Southamptoni, Burnley, Manchester United dhe Swansea. /Telegrafi/

Forma katastrofale vërehet edhe në ‘zemërimin’ e Ranierit!

 

Exit mobile version