Telegrafi

Leicester City nën hetim, por a rrezikon titullin?

Në një sezon ëndrrash, me titullin kampion që duket shumë pranë, Leicester City ka marrë edhe një lajm të keq pasi Liga e Futbollit në Angli ka hapur një hetim për parregullsi financiare.

Ngjitja e Leicester Cityt në Ligë Premier, në sezonin 2013/14, është nën hetim për shkak të disa operacioneve financiare të dyshimta.

The Guardian raporton se nëpërmjet disa transaksioneve të dyshimta në lidhje me marrëveshje tregtare dhe sponsorizime, Leicester ka arritur të krijojë një bilanc pozitiv, që ndoshta ka qenë fals dhe ka shërbyer vetëm për të evituar problemet me Fair-Play financiar.

Çështja është ende nën hetim dhe nuk do të ketë ndonjë ndikim te gara e Leicesterit për titullin kampion.

Në rast se klubi rezulton fajtor, atëherë do të jetë me fat nëse ia hedh me një gjobë të rëndë, sepse ekziston edhe mundësia që të përjashtohet nga kupat e Evropës. /Telegrafi/