Leicester City ka siguruar rikthimin në Ligën Premier, kjo falë humbjes tronditëse 0 të Leeds United ndaj QPR si mysafir me rezultat 4-0.
Dhelprat janë në krye të kampionatit me 94 pikë dhe me dy ndeshje për t’i luajtur ende, ndërsa Leicester e dinte se një fitore të dielën jashtë fushe ndaj Preston North End do t’i siguronte kthimin në nivelin më të lartë të futbollit në Angli, pavarësisht nga rezultatet e tjera gjatë fundjavës.
Por ngjitja u përshpejtua nga humbja e Leeds ndaj QPR të premten në mbrëmje, me tifozët e Leicesterit që mund të fillojnë festimet e tyre pasi matematikisht klubi nuk mund të përfundojë më poshtë se vendi i dytë në kampionat, duke siguruar kështu promovimin në Ligën Premier.
Straight back up, Leicester City! 🦊 pic.twitter.com/j89S1qiuqB
— Leicester City (@LCFC) April 26, 2024
Ka qenë një edicion mbresëlënës për Leicesterin, i cili ishte në gjendje të mbante së bashku bërthamën e skuadrës që u rrëzua nga Liga Premier, me disa përforcime të dukshme, ndërsa trajner emëruan Enzo Marescan në fillim të sezonit.
Sulmuesi legjendar Jamie Vardy është ende në krye të grupi dhe ka shënuar 16 gola këtë sezon.
We obviously gave Abdul the phone 😆 🤳 pic.twitter.com/B7SlXPoDPc
— Leicester City (@LCFC) April 26, 2024
Leeds është ende i dyti në renditje (90 pikë), por Ipsëich i vendit të tretë (89 pikë) ka dy ndeshje më pak. /Telegrafi/