Leicester City dhe Manchester United kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen derbi të xhiros së 15-të në Ligën Premier.
Ishte një ndeshje spektakolare ku në të dyja pjesët u shënuan nga dy gola.
Harvey Barnes dhe Jamie Vardy shënuan për vendasit, teksa Marcus Rashford e Bruno Fernandes ishin shënuesit e Djajve të Kuq.
Megjithatë lojtari me notën më të lartë në ndeshje ishte portugezi Bruno Fernandes që pati paraqitje fantastike.
Mesfushori i Djajve të Kuq asistoi te goli i parë dhe shënoi të dytin.
Paraqitje të mirë patën edhe sulmuesi Marcus Rashford si dhe mesfushori brazilian Fred.
Te vendasit më të dalluarit në këtë takim ishin Youri Tielemans, Barnes e Jamie Vardy.
Ndërkohë notat më të ulëta në këtë sfidë shkuan për David De Gean e Daniel James. /Telegrafi/