Francesco Totti ka qenë vendimtar në fitoren e Romës prej 2-1 ndaj Cesenas në Olimpico.
Dueli i Romës ndaj skuadrës së Serie B u prit të jetë më i lehtë.
Megjithatë, pjesa e parë përfundoi pa gola.
Dzeko zhbllokoi gjithçka në minutën e 68-të, në atë që u mendua të jetë një fitore rutinore.
Por, Luca Garritano pas një gabimi arriti të realizonte për 1-1 dhe barazimin shokues.
Kur të gjithë menduan se dueli përfundoi, në skenë u shfaq Francesco Totti i cili konkretizoi me gjakftohtësi një penalti në minutën e 95-të.
Pas kësaj fitore Roma kualifikohet në gjysmëfinale të Coppa Italias, ku do të përballet ndaj Lazios në atë që do të jetë një derbi i madh romak. /Telegrafi/