Site icon Telegrafi

Legjenda suedeze thuhet të jetë trajneri i ri i ekipit shqiptar Bad News Eagles

Sot (e enjte) u njoftua se Klesti ‘stikle’ Kola do të largohet nga ekipi Bad News Eagles, dhe po flitet se legjendanga Suedia, Jonatan ‘Devilwalk’ Lundberg, do të jetë trajneri i tyre i ri.

Pas shumë arritjeve së bashku, ‘stikle’ është larguar nga ekipi, pasi sipas tij, nuk ka pasur vizion të njëjtë mes tij dhe lojtarëve.

Me këtë ndryshim, është duke u përfolur se trajneri i ri i ekipit shqiptar do të jetë suedezi Devilwalk, i cili ishte pjesë e ekipit fnatic gjatë kohës sa ishte aktiv si lojtar në skenën e CS:GO.

Devilwalk ka pasur arritje të mëdha në karrierën e tij, ku në vitin 2013 ka fituar turneun Major me ekipin fnatic.

Sipas HLTV, së fundmi Devilwalk është parë në server së bashku me lojtarët e ekipit Bad News Eagles, gjë që shton dyshimet për një bashkim të tij me ekipin shqiptar.

Edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende, flitet se mund të ketë edhe ndryshime tjera tek formacioni shqiptar. /Telegrafi/

Exit mobile version