Site icon Telegrafi

Legjendari i CS:GO – shox mbetet pa ekip përsëri

Richard “⁠shox⁠” Papillon njoftoi të hënën largimin e tij nga ekipi Nakama.

Në pamundësi për t’i kaluar kualifikimet e hapura për RMR dhe me sukses të kufizuar në turnetë në internet, Nakama nuk arriti të bënte një shenjë që nga fillimi i tij në janar, duke çuar në largimin e Shox nga ekipi.

Shox krijoi projektin Nakuma së bashku me SmithzZ me shpresën për t’u kualifikuar në BLAST Paris Major.

Edhe pas largimit të shox, siç duket skuadra do të vazhdojë të garojë në ligën Advanced të ESEA.

Ndërkaq shox nuk ka hequr ende dorë nga Counter-Strike, dhe është duke pritur lansimin e CS2 për ti gjetur vetes një shtëpi të re. /Telegrafi/

Exit mobile version