Bad News Eagles nuk dinë të ndalen, përsëri me një fitore historike kundër ekipit brazilian MIBR, për të kaluar në fazën tjetër të turneut më të madh të CS:GO, ku i presin ekipet më të mira botërore.
Në ndeshjen me përplot emocione, gjithçka filloj me mapin e zgjedhur nga ekipi kundërshtar ‘Nuke’, ku edhe pse ekipi shqiptar e filloj mirë duke dominuar në pjesën e parë me rezultat 11:4, brazilianët arritën të rikthehen për ta fituar mapin e parë, me rezultat 16:13.
Ndeshja më pas vazhdojë me mapin e dytë ‘Ancient’ të zgjedhur nga ekipi shqiptar, të cilin e dominuan gjatë gjithë kohës, për ta përmbyllur në fund rezultatin në 16:8, duke e dërguar ndeshjen në mapin e fundit dhe vendimtar.
Ndërsa në mapin e fundit dhe atë më emocionues, dhe më të rëndësishmin për të dyja ekipet ‘Vertigo’, gjatë gjithë kohës vazhdoj të zhvillohej lojë e barabartë ku të dyja ekipet arrinin të fitonin raunde njëra pas tjetrës, ku në fund përfundoj me fitore të ekipit shqiptar Bad News Eagles, me rezultat 16:10, për të përfunduar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa në të mirë të tyre, transmeton Telegrafi.
Me këtë fitore historike, Bad News Eagles ka siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër të turneut Major, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, ku në këtë fazë i presin ekipet më të mira të botës për momentin, FaZe, Na’Vi dhe më shumë, ku shpërndahen çmime në vlera rreth 1 milion dollarë.
Their reactions say it all, huge GG to BNE.
Life changing to make it here let alone to the legends stage! #PGLMajor pic.twitter.com/G3FQfoveQc— Freya (@FreyaSpiers) May 12, 2022
Ndeshja e tyre e radhës do të zhvillohet duke filluar nga data 14 maj.
Formacioni i ekipit Bad News Eagles:
Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle” Kola (Trajner)
/Telegrafi/