Telegrafi

Legjenda Roy Keane parashikon se ku do të përfundojë Man Utd në Ligën Premier, nuk do t’ju pëlqej aspak tifozëve

Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane ka parashikuar se ku do të përfundojë ish-skuadra e tij në Ligën Premier këtë sezon.

Unitedi mori një fitore të vështirë 1-0 në shtëpi ndaj Wolves, me menaxherin Erik ten Hag duke debutuar me Andre Onana dhe Mason Mount.

Pjesa e parë nuk shkoi sipas planit, me Unitedin që nuk ishte në gjendje të depërtonte në mbrojtjen e Wolves, ndërsa jepte mundësi në anën tjetër.

Pas pjesës së parë, Matheus Cunha duhet t’i kishte kaluar mysafirët në avantazh kur goditi shtyllën, ndërsa mysafirët patën edhe raste tjera deri në fund.

Lexo po ashtu Fitore e vështirë për Man United në Old Trafford në startin e sezonit të ri

Por, Unitedi siguroi një fitore 1-0 me golin e pjesës së dytë nga Raphael Varane, pavarësisht një vendimi të diskutueshëm për të mos i dhënë Wolves një penallti.

Para ndeshjes, Keane parashikoi se ku beson se Unitedi do të përfundojë në Ligën Premier këtë sezon dhe ky nuk është një lexim i mirë për tifozët.

Keane deklaroi se sfida për titull është shumë larg për skuadrën e Ten Hag këtë sezon – përveç nëse Manchester City ka një rënie të konsiderueshme në formë dhe rritje të lëndimeve në krahasim me sezonin e kaluar.

Ai megjithatë shtoi se ai mendon se United do të përfundojë në top katërshe, por duhet të luftojë me një numër sfiduesish për të arritur në ato pozita.

“Jo, nuk mendoj se Unitedi sfidon titullin. Thjesht mendoj se është shumë e vështirë të shohësh përtej Man Cityt”, ka thënë fillimisht Keane për Metro.

“E kam thënë edhe më parë, nëse nuk bien shumë dhe nuk marrin lëndime shumë të rënda dhe e humbin atë urinë, atëherë mendoj se skuadrat e tjera kanë një shans”.

“United do të jetë në katërshe. Arsenali është përmirësuar, shikoni Newcastle. Aston Villa do të përgjigjet mirë pas humbjes nga Newcastle. Natyrisht edhe Liverpool dhe Chelsea”.

“Për shumë nga ato skuadra, është të jesh në katërshe dhe kjo është e njëjta gjë për United”, përfundoi legjenda e Djajve të Kuq. /Telegrafi/