Telegrafi

Legjenda refuzon të punësohet te Manchester Unitedi

Legjenda e Unitedit, Neville, se nuk mendon për momentin të rikthehet te Djajtë e Kuq dhe se është i kënaqur me pozitën e trajnerit të klubit spanjoll, Valencia.

“Të jem menaxher i Anglisë ose i Manchester Unitedit pas gjashtë muajve – ju siguroj se kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Neville për The Telegraph.

“Nuk duhet të ndodhë. Kjo është e thjeshtë. Po ua heq dyshimet të gjithëve. Jam i lumtur me këtë që po e bëj. Unë jam i lumtur që punoj nën urdhrat e Royt dhe nuk jam kthyer te Manchester Unitedi për shumë vjet”, tha Neville.

Në fillim të dhjetorit analisti i Sky Sports u emërua trajner i Valencias që bëri befasi me këtë veprim, derisa anglezi ka thënë se në të ardhmen e afërt nuk do që të jetë menaxher i Anglisë ose Unitedit. /Telegrafi/