Tashmë ka nisur ndeshja e Superkupës së Kosovës në futboll.
Drita, si kampione dhe Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës po ballafaqohen për trofeun e parë të sezonit të ri në Kosovë.
Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte pothuajse i mbushur i tërë pasi që në shkallët e saj ishin prezent rreth dhjetë mijë tifozë.
Para takimit në shenjë nderimi për veprën e legjendës së ndjerë të futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, të gjithë të pranishmit mbajtën një minutë heshtje.
Në fushën e renovuar dhe të shndërruar në një impiant të vërtetë, ishin të vendosura edhe të dy fotografive të Vokrrit.
Të gjithë 22 lojtarët në fushë mbajtën nga një shirit të zi me numrin nëntë në shenjë të nderimit të legjendës së Fadil Vokrrit.
Ndryshe, Prishtina po luan për trofeun e dhjetë të SuperKupës gjersa Drita të parin në histori të klubit. /Telegrafi/