Telegrafi

Legjenda italiane lavdëron Strakoshën

Dino Zoff, ish portieri dhe selektori i Italisë, ka lavdëruar portierin e Lazios, Thomas Strakosha.

Zëvendësimi i një portieri si Federico Marchetti nuk është aspak i lehtë, por Strakosha po e bën më së miri detyrën e vet te Lazios, ndonëse debutues në Serinë A.

Dino Zoff, ish-kampioni i Botës me Italinë, ashtu si shumë të tjerë, ka vlerësuar paraqitjet e Strakoshës, ndonëse ka theksuar se ishte ende herët që të jepej një mendim përfundimtar rreth këtij talenti të ri.

“Unë nuk mund të gjykoj menjëherë Strakoshën me vetëm dy ndeshje të luajtura. Por sipas meje, ai u tregua i aftë në të dy ndeshjet e luajtura, si ndaj Milanit, ashtu edhe ndaj Empolit”, tha Zoff, në një intervistë të dhënë për “Cittacelestetv”.