Site icon Telegrafi

Legjenda e Munchen 1860 përkrahë Valdet Ramës

MUNICH, GERMANY - SEPTEMBER 26: Valdet Rama of 1860 Muenchen runs with the ball during the Second Bundesliga match between TSV 1860 Muenchen and Greuther Fuerth on September 26, 2014 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Bongarts/Getty Images)

Një prej emrave më të mëdhenj të skuadrës Munchen 1860 kritikon trajnerin aktual të skuadrës së dytë bavareze, Benno Mohlmann për mosaktivizimin e sulmuesit shqiptar, Valdet Rama.

Në një intervistë dhënë për mediat gjermane, ish kapiteni i viteve 60, Lowe Peter Grosser ndalet gjatë te çështja e sulmuesit shqiptar, duke ngritur pikëpyetje të mëdha.

“Nën drejtimin e Benno Mohlmann, Valdet Rama luan vërtet shumë pak dhe të gjithë po pyesin se përse po ndodh një gjë e tillë”, thekson Grosser, sipas të cilit, 23-vjeçari gjerman Nico Karger është emri i preferuar i teknikut aktual.

“Jam shumë i habitur pasi Valdet Rama është një nga lojtarët më të mirë që Munchen 1860 ka në organikë. E kujtoj shumë mirë momentin e parë që ai erdhi në Gjermani. Në ndeshjet e para ai tregoi aftësi të mëdha teknike dhe me triblimet e tij në sulm e ndihmoi skuadrën të qëndronte në Bundesliga 2. Për mua është e pakuptueshme se si një lojtar i tillë mund të qëndrojë në stol”, thekson legjenda e klubit bavarez.

Në fund të intervistës dhënë për faqen Dieblaue24.com, ai shtoi se Rama është një lojtar që mund t’i vendosë ndeshjet edhe i vetëm, prandaj Mohlmann bën mirë të mbështetet te aftësitë e shqiptarit për të arritur objektivin e mbijetesës.

Exit mobile version