Roy Keane mendon se Erik ten Hag do të shkarkohet si trajner i Manchester United ‘në muajt e ardhshëm’ për atë që tha pas fitores së skuadrës së tij kundër Wigan Athletic në kuadër të FA Cup.
Legjenda e Djajve të Kuq nuk ishte i kënaqur me Ten Hag duke aluduar në faktin se Unitedi performoi mirë në fitoren 2-0 ndaj Wigan Athletic.
Djajtë e Kuq kalojnë në raundin tjetër në FA Cup, por fitorja nuk ishte aspak e përsosur. United kishte shumë mundësi për të fituar me një diferencë më të madhe, por thjesht nuk mundi t’i shfrytëzonte rastet.
Komentet e Ten Hag pas ndeshjes nuk i bënë gjërat më mirë dhe Keane e kritikoi atë për këtë, ku u pyet nëse Ten Hag mund të krijojë një identitet në fushë.
“Jo, jo në të vërtetë. Unë mendoj se ky është problemi me United, ju e dini se çfarë do të merrni kur të paraqiten”, ka thënë fillimisht Keane për ITV.
“Menaxheri atje përmend “projektin” – ndoshta do të thotë se ai do të largohet në muajt e ardhshëm”.
Brutal from Roy Keane on Erik ten Hag's Man United ambitions 😳 pic.twitter.com/rwUE1DbMUR
— Football on TNT Sports (@footballontnt) January 9, 2024
“Kjo fjalë e frikshme ‘projekt’. Jo, nuk e pashë sonte me Unitedin dhe nuk e kam parë gjatë muajve të fundit”.
“Por, përsëri, ata janë në raundin tjetër dhe është një short i lehtë raundin tjetër, por ju duhet një nivel më i mirë i performancës. Dhe shanset që ata bënë sonte, gjithmonë prisni më shumë”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/