Futbollisti legjendar i Liverpoolit, Jamie Carragher, u tregua shumë i ashpër ndaj politikës sportive të PSG-së dhe pranoi se ishte i lumtur që mbrëmë u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Bayern Munich.
Carragher komentoi lojën në shfaqjen e njohur të CBS, e cila përfshin gjithashtu Kate Abdo, Thierry Henry dhe Micah Richards.
“Unë sinqerisht jam i kënaqur që PSG është jashtë. Nuk më pëlqen mënyra se si ata janë të organizuar. Nuk është një ekip, është një rrëmujë e madhe. Ata kanë dalë në raundin e 1/16 në pesë nga shtatë sezonet dhe ata shpenzojnë më shumë para se kushdo tjetër”, ka thënë Carragher.
“I’m glad they are out. They are not a team, they’re just a mess…”@Carra23 is not sad to see PSG go out and believes Kylian Mbappe has to leave Paris. ? pic.twitter.com/JPFYkCpU86
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 8, 2023
Anglezi shtoi se PSG ka lojtarët më të mirë në botë, duke shtuar se Kylian Mbappe do të largohet.
“Ata kanë individë që ne të gjithë i duam, por jam i kënaqur që kjo u ndodhi atyre sepse tregon se sa i rëndësishëm është ekipi. Ata nuk janë një ekip dhe Kylian Mbappe duhet të largohet nga ai klub”, nënvizoi ai.
“He’s got to leave…The quicker he’s at Real Madrid the better”@Carra23 has his say on Kylian Mbappe. pic.twitter.com/80JT28HCZQ
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 8, 2023
Kujtojmë se Bayern Munich kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Paris Saint-Germainin me rezultat të përgjithshëm 3-0.
Bavarezët fituan 1-0 në ndeshjen e parë në Paris, ndërsa mbrëmë fituan 2-0 në Allianz Arena me golat e Eric Maxim Choupo-Moting dhe Serge Gnabry. /Telegrafi/