Ish- lojtari i Virtus.pro CS:GO Snax i ka dhënë fund pritjes si lojtar i lirë, dhe ka nisur një projekt të ri nga fillimi.
Ish-ylli i Virtus Pro do të fillojë vitin 2023 duke me një ekip ndërkombëtar pa organizatë të quajtur Let Us Cook.
Pjesë e këtij ekipi së bashku me Snax janë Alexandru “sound” Ștefan, Raul “Blytz” Gligor, lideri danez Mikkel “Maze” Sparvath, dhe polaki, Sebastian “fr3nd” Kuśmierz.
Gordon Ramsay would be jealous
Introducing the best cooks who ever touched Counter Strike:
🇵🇱@cios_snax
🇩🇰@MazeCSGO
🇷🇴@s0undcs
🇵🇱@fr3ndovsky
🇷🇴@BlytzCSCoach:
🇵🇱@bogdan_rakieta #LetUsCook pic.twitter.com/lSlILwRBcV— Let Us Cook (@LetUsCookCS) January 24, 2023
Snax i cili ishte jashtë aksionit në skenën profesionale për një kohë, ngjarjen e fundit e luajti për ekipin ENCE, kur e zëvendësoi lojtarin e tyre Spinx në qershor të 2022.
Let Us Cook do të kenë debutimin e tyre zyrtar të enjten, më 26 janar në turneun në CCT North Europe Series 3, ku do të përballen me ekipin GenOne.
Për momentin ekipi i ri janë në kërkimin e një organizate, mirëpo me gjasë kjo nuk do të ndodhë derisa të tregojnë ndonjë rezultat të mirë në turnet e nivelit të dytë. /Telegrafi/