Telegrafi

Legjenda e Counter-Strike, f0rest do të luajë si zëvendësues për ekipin fnatic CS:GO në turneun PinnacleCup

Fnatic kanë njoftuar se lojtari legjendar, Patrik “⁠f0rest⁠” Lindberg, do të jetë pjesë e tyre gjatë turneut PinnacleCup, i cili do të mbahet në qytetin Lund të Suedisë.

Nuk është hera e parë që 33-vjeçari do të veshë fanellën e ekipit fnatic, pasi ishte pjesë e organizatës edhe gjatë viteve 2006-2010 në video-lojën Counter Strike 1.6.

Suedezi njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë i të gjitha kohërave, si dhe për rekordin me ekipin NiP vite më parë, me 87 fitore dhe asnjë humbje radhazi, si dhe është fitues i një turneu Major.

Ky lajm vjen menjëherë pasi ekipi fnatic ka nënshkruar me dyshen daneze, roeJ dhe nicoodoz, të cilët u transferuan nga ekipi Copenhagen Flames.

Ndeshjen e parë, ekipi fnatic së bashku me f0rest do ta zhvillojë nesër (e mërkurë) duke filluar nga ora 10:30, ku do të përballën me njërin nga ekipet favorite të turneut, Heroic.


Ky është formacioni i ekipit fnatic për turneun PinnacleCup Championship:

Freddy “⁠KRIMZ⁠” Johansson

Patrik “⁠f0rest⁠” Lindberg

William “⁠mezii⁠” Merriman

Nico “⁠nicoodoz⁠” Tamjidi

Fredrik “⁠roeJ⁠” Jørgensen


/Telegrafi/