Fnatic kanë njoftuar se lojtari legjendar, Patrik “f0rest” Lindberg, do të jetë pjesë e tyre gjatë turneut PinnacleCup, i cili do të mbahet në qytetin Lund të Suedisë.
Nuk është hera e parë që 33-vjeçari do të veshë fanellën e ekipit fnatic, pasi ishte pjesë e organizatës edhe gjatë viteve 2006-2010 në video-lojën Counter Strike 1.6.
Suedezi njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë i të gjitha kohërave, si dhe për rekordin me ekipin NiP vite më parë, me 87 fitore dhe asnjë humbje radhazi, si dhe është fitues i një turneu Major.
Ky lajm vjen menjëherë pasi ekipi fnatic ka nënshkruar me dyshen daneze, roeJ dhe nicoodoz, të cilët u transferuan nga ekipi Copenhagen Flames.
We're beyond excited to welcome back @f0rest to the Black & Orange as a stand-in for our upcoming appearance at the #PinnacleCup!
Patrik last served under Fnatic from 2006-2010, helping us cement our historic legacy in 1.6. pic.twitter.com/d2omGNMelN
— FNATIC (@FNATIC) June 7, 2022
Ndeshjen e parë, ekipi fnatic së bashku me f0rest do ta zhvillojë nesër (e mërkurë) duke filluar nga ora 10:30, ku do të përballën me njërin nga ekipet favorite të turneut, Heroic.
Ky është formacioni i ekipit fnatic për turneun PinnacleCup Championship:
Freddy “KRIMZ” Johansson
Patrik “f0rest” Lindberg
William “mezii” Merriman
Nico “nicoodoz” Tamjidi
Fredrik “roeJ” Jørgensen
/Telegrafi/