Telegrafi

Legjenda angleze thumbon Ronaldon, përkrah Griezmannin

Legjenda angleze e futbollit, Gary Lineker ka thurur lavde për sulmuesin francez, Antoine Griezmann, duke e vlerësuar shumë për paraqitjet e tij dhe duke nxitur debat para fillimit të finales së sotme (e diel) të Euro 2016.

Gary Lineker ka thënë për mediet se sulmuesi francez, Antoine Griezmann është më i mirë se Cristiano Ronaldo, të paktën për atë çfarë ka treguar deri më tani në Euro 2016.

Kjo pasi sulmuesi francez ka arritur të jetë vendimtar për Francës, duke prirë në listën e golashënuesve me 6 gola, për dallim nga Cristiano Ronaldo që ka shënuar vetëm tre.

“Lojtarë shumë interesant. Një prekje fantastike të topit, lëvizje të shpejta në fushë. Thjesht, ky djalë luan futboll të thjesht dhe të bukur”, deklaroi Lineker.

“Ai padyshim që do të jetë lojtari i Kampionatit Evropian, kjo mund të ndryshojë vetëm në rast se Ronaldo shënon Het-trik në finale”, ka përfunduar legjenda angleze. /Telegrafi/