Leeds United do të rikthehet në sezonin e ardhshëm në Ligën Premier, pas 16 vitesh.
Kjo erdhi pasi West Brom ka pësuar humbje ndaj Huddersfield, që i bie se skuadra e Marcelo Bielsas e ka fituar promovim automatikisht.
Klubi i Leeds ka pritur për 16 vite dhe shpesh ka qenë afër dhe tani ata janë në Ligën Premier.
WE ARE BACK!!! @PremierLeague
— Leeds United (@LUFC) July 17, 2020
Fitorja e Leeds nga 1-0 ndaj Barnsley të enjten, i detyronte WBA-në që të shënonte fitore dhe të merrte tre pikë, por humbja e tyre sot dhe verdiktin e fundit.
Forma e tyre ka qenë e shkëlqyeshme gjatë 11 muajve të fundit, duke tubuar 87 pikë pas 44 ndeshjeve.
Që nga ndeshja e fundit e Leeed në Ligën Premier, 1-0 ndaj Chelsea në vitin 2004, kanë qenë 28 klube të ndryshme që kanë arritur promovimin në nivelin e parë.
? @LUFC: Back in the Premier League ? pic.twitter.com/Lhvbiq4vJd
— Premier League (@premierleague) July 17, 2020
Në nga ajo periudhë, Leeds kanë luajtur 734 ndeshje në ligat tjera, ku aty kanë luajtur 268 lojtarë dhe klubi ka ndërruar 15 trajnerë. /Telegrafi/