Site icon Telegrafi

Leeds kërkoi Ibrahimovicin dhe Cavanin, presidenti i klubit tregon si shkuan bisedimet

Leeds ishte hedhur në sulm në afatin kalimtar të janarin të shkuar, ku po kërkonte emra për repartin e sulmit.

Presidenti i klubit, Andrea Radrizzani, ka treguar për “Sky Sport Italia” idenë e tij të çmendur, ku kishte biseduar me Zlatan Ibrahimovicin dhe Edinson Cavani.

Normalisht tanim dihet që dyshja nuk u u asnjëherë nën urdhrat e Marcelo Bielsas.

Kreu i Leeds United u shpreh ka zbuluar prapaskenat nga bisedimet.

“Presidenti i PSG-së më dha mundësinë të kontaktoja me vëllain e Cavanit. Fatkeqësisht, negociata nuk shkoi kurrë më tej”.

“Me Ibrahimovicin fola më konkretisht. Ai mund të na jepte një impuls vendimtar por vendosi të shkojë te Milani”.

“Ibra ishte shumë i ndershëm dhe tepër transparent me mua”, ka thënë Radrizzani. /Telegrafi/

Exit mobile version