Telegrafi

Leart Paqarada shënon gol në fitoren e St Paul

Mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada, ka shënuar gol në fitore e skuadrës së tij ndaj Holstein Kiel.

St Pauli fitoi me rezultat 4-3, duke mbajtur gjallë ende shpresat për vendin e tretë që dërgon në play-off për një vend në Bundesliga.

Paqarada shënoi golin e katërt të skuadrës së tij pas një bashkëveprimi në zonën e kundërshtarit, ku goditja e tij u devijua pak nga një mbrojtës, por në fund përfundoi në rrjetë.

Ky është goli i tij i dytë në Bundesliga 2, ndërsa ka edhe 10 asistime.

Paqarada pritet të luajë në Bundesliga, pasi ka marrëveshje me Kolnin, e cila ka mëdyshje, pasi klubi gjerman i elitës e ka të bllokuar afrimin e lojtarëve. /Telegrafi/