Telegrafi

Leart Paqarada dhuron spektakël në fitoren e Sandhausen ndaj Hannoverit – minuta kishte edhe për Halimin e Muslijën

Sandhausen e ka mposhtur Hannoverin 3-1 në kuadër të javës së 29-të në Bundesliga 2.

Leart Paqarada ishte tejet i disponuar për lojë, duke dhuruar spektakël në fitoren e skuadrës së tij, derisa dhuroi një asistim.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo në të dytën u shënuan plotë katra, derisa hapësira kishin edhe Besa Halimi (75’) që u inkuadrua te Sandhausen, e për Hannoverin u fut Florent Muslija (74’).

Goli i parë  në këtë takim u shënua nga Julius Biada në minutën e 51-të, derisa rezultati u dyfishua nga Gerrit Nauber që pranoi një asistim maestral nga Paqarada pesë minuta nga goli i parë.

Dy minuta më vonë, John Guidetti (58’) e ngushtoi epërsinë e vendasve në 2-1, e që ishte e vetmja gjë që arritën të bënin në këtë takim.

Në anën tjetër, Philip Turpitz e thelloi epërsinë e Sandhausen në minutën e 82-të, duke i siguruar kështu skuadrës së tij tri pikë tyë vlefshme.

Halimi e Muslija patën një paraqitje të mirë, mirëpo ajo e Paqaradës ishte për t’u veçuar, pasi ndihmoi skuadrën e tij në këtë takim.

Pas javës së 29-të, Sandhausen gjendet në pozitën e dhjetë me 36 pikë, aq sa ka Hannoveri në të 11-në. /Telegrafi/