Site icon Telegrafi

“Lë zemrën në fushë”: Klopp rezervon lëvdata të veçanta për talentin pas ndeshjes me Leicesterin

Jurgen Klopp futi në fushë talentin e akademisë James McConnell në pjesën e dytë kundër Leicester dhe 18-vjeçari nuk zhgënjeu, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga trajneri, i cili e ka veçuar në vlerësimin e tij pas ndeshjes.

“James është vetëm një kënaqësi për t’u parë – djali nuk luajti kurrë në atë pozitë para se ta vendosnim atje dhe ai e lë zemrën e tij në fushë për të plotësuar rolin. Këto gjëra janë vërtet të mira”, ka thënë strategu i Liverpoolit.

“Unë mendoj se tani është pak herët nëse flasim për James. Thjesht më pëlqen se si ai shfrytëzoi shansin e tij”.

McConnell zakonisht luan si mesfushor sulmues për skuadrën U21 të Reds.

Anglezi ka statistika të shkëlqyera për ekipin e akademisë, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 43 paraqitje në Ligën Premier 2 deri më tani. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1y1HK3tpQZo&pp=ygUQamFtZXMgbWNjb25uZWxsIA%3D%3D

Exit mobile version