Telegrafi

Lë të vjetrat, vesh të ‘rejat’ – momenti kur hajduti vjedhë atlete në një xhami në Sarajevë

Policia e Sarajevës arrestoi një burrë, i cili më parë vodhi atlete nga një xhami ndërsa besimtarët po e falnin namazin.

Siç tha imami i Sarajevës. Muhamed Veliq, i cili dje publikoi videon e vjedhjes, policia e arrestoi hajdutin teksa kishte veshur atletet e vjedhura.

Përveç kësaj, Veliq ka treguar se një nga qytetarët ka kontaktuar viktimën pas vjedhjes dhe i ka blerë të njëjtat atlete që i janë vjedhur, raporton klix.ba.

“Ka shtet, ka sistem, ka xhemat, punët funksionojnë herë më mirë e herë më keq, por prapë funksionojnë. Të ecim përpara me ndihmën e Zotit”, ka pohuar ai.

Kujtojmë se Veliqi dje publikoi një video me të cilën shkruante se është një hajdut që viziton xhamitë në Sarajevë ndërsa në njërën prej faltoreve ka hequr atletet e vjetra dhe ka veshur të ‘rejat’, të vjedhura. /Telegrafi/