Site icon Telegrafi

Le të shkrihet në duart tuaja

Masazhi mund të jetë shumë i këndshëm dhe seksi po qe se ju e dëshironi atë. Përgatituni me kohë dhe planifikoni mirë çdo gjë.

Qirinjtë aromatikë le të jenë të vetmit ndriçues në dhomën në të cilën do t’i bëni masazh partnerit. Lëshoni muzikë romantike dhe shtrojeni një shtrojë të rehatshme në dysheme, ndonëse masazhi mund të bëhet edhe në krevat.

Zgjidhni vaj me aromë të këndshme, atë të cilin partneri juaj e do më së shumti: livandë, kokos, vanilje, çokollatë…

Fikni celularët dhe fillojani.

Partneri patjetër duhet të jetë lakuriq, por edhe personi i cili i bën masazhin. Ndonëse zhveshja mund të bëhet edhe gjatë masazhit, pjesë-pjesë.

Filloni me kalim të lehtë të gishtave mbi shpinën e partnerit. Mos u ngutni. Zgjidhni ngadalë çdo pjesë të trupit, mos i harroni as gishtat, kokën, fytyrën.

Pjesët më intime të trupit lërini për fund. Sa më shumë që ta zgjasni masazhin e pjesës së brendshme të kofshëve, gilcave dhe në fund gjenitalet, kënaqësia do të jetë më e madhe dhe më intensive.

Mund të bëheni pak edhe “e paturpshme” – afroni gishtat dhe shuplakat “atij” vendi, dhe pastaj kthejuni sërish masazhit “të zakonshëm” të krahëve, shpinës… vazhdoni kështu disa herë, derisa në fund ta befasoni partnerin “me masazhin” aty ku më së shumti do ta kënaqni. /Telegrafi/
 

Exit mobile version