Telegrafi

”Le Soir”: Fitorja e Francës ndaj Gjermanisë ishte e diktuar

Fitorja e djeshme e Francës përballë Gjermanisë, ka qenë e diktuar, të paktën kështu shkruan media franceze “Le Soir”.

E përditshmja franceze ka marrë për bazë akuzat e bëra nga disa analistë sportivë, të cilët kanë theksuar se kampionati Evropian ishte vendosur prej kohësh që do të fitohej nga Franca, dhe penalltia e djeshme e dhënë kudër Gjermanisë ishte e planifikuar.

“Le Soir”, shkruan gjithashtu që Franca është ndihmuar nga organizatorët që në fillim duke u caktuar në grupin A, i konsideruar si më i lehti në letër, në mënyrë që të shmangte përballjet e forta.

Kjo gazetë raporton se përzgjedhja e Francës në grupin A, u bë pas trukimit me goglat ku disa ishin të ftohta dhe ajo e Francës më e nxehtë.