Site icon Telegrafi

Le Graet: Mbappe ka më shumë shanse për të fituar Topin e Artë në PSG se sa diku tjetër

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet i ka kërkuar Kylian Mbappe të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain dhe të qëndrojë në Francë për të ndjekur ëndrrat e tij.

Le Graet pretendoi se do të ishte më e lehtë për francezin që të fitonte Topin e Artë si lojtar i PSG-së dhe ai i ka kërkuar Mbappes të qëndrojë në Parc des Princes mes interesimit nga Real Madrid.

“Dua që Kylian të qëndrojë në Paris”, ka thënë fillimisht Le Graet për Ouest-France.

“Për futbollin francez është më mirë të kesh një nga lojtarët më të mirë në botë, nëse jo më të mirin, në ligën tënde. Ai ka më shumë shanse për të fituar Topin e Artë me PSG -në sesa diku tjetër”.

“Kur ndryshon klub, gjithmonë duhet të përshtatesh me një mjedis. PSG është në një seri humbjesh, por ata janë ende një klub i madh”, ka thënë Le Great. /Telegrafi/

Exit mobile version